Cooper thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë përmirëson raportet mes dy vendeve

Robert Cooper, anëtar i këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, që konsiderohet edhe si një nga krijuesit e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ka folur rreth marrëveshjes përfundimtare mes të dyja vendev.

Lajme

19/10/2018 21:39

Ai ka thënë se dialogu ka sjellë rezultate edhe pse në fillim ato nuk ishin evidente.

“Mendojë se nëse mendon se nga ku kemi filluar, ne kemi filluar nga asgjë, me dy palët që nuk po flisnin me njëra tjetrën. Nëse shikoni dialogun dhe pyesni veten se a është një sukses apo dështim, mendoje se e para e mposhtë të dytën”, ka thënë Cooper në një intervistë për EuropeanWesternBallkans, përcjell lajmi.net

Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për shkëmbim të territoreve, ai ka thënë se arritja e një marrëveshje të tillë do të rrezikonte marrëveshjet e arritura më herët.

“Nëse do të kishte një marrëveshje për këtë, nuk jam i sigurt se Asosacioni i Komunave Serbe që u propozua do të ishte ende relevant”, ka shtuar ai.

“Unë nuk mendoj se ky proces nuk është një dështim dhe unë jam i lumtur të shoh se në këtë moment po zhvillohet një dialog midis Presidentit Vuçiq dhe Presidentit Thaçi. Është gjithmonë mirë që njerëzit të flasin me njëri-tjetrin. Por tani ata janë duke marrë disa çështje serioze, kështu që unë nuk do të doja të bëja asnjë parashikim. Por, në tërësi, nëse shikoni prapa, kjo ka qenë një histori pozitive”, ka thënë tutje Cooper.

Ai po ashtu ka deklaruar se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes dy vendeve duhet të përmirësojë raportet mes tyre, përderisa shprehi keqardhjen e tij për sipas tij gabimet e bëra në fillim të bisedimeve.

“Shpreh keqardhje që ne nuk insistuam që nga fillimi më qartë në implementimin e marrëveshjeve të arritura”, ka deklaruar Cooper.

Cooper ndër të tjera është shprehur se nuk e sheh si të arsyeshëm krahasimin e bashkimit të dy Gjermanive pasi që ato në fund planifikonin të kishin një shtet të vetëm. /Lajmi.net/