Çokollata, ilaçi më i ri për kollën

Të gjithë e kemi dëgjuar dhe e dimë që mjalti dhe limoni ndihmojë për të zbutur kollën.

Lifestyle

10/01/2016 17:00

Megjithatë, një eksperti së fundmi ka zbuluar se çokollata është më e mirë për problemet e fytit, kryesisht me kollën.

Profesor Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare në Universitetin e Hull së bashku më një themelues të Shoqërisë Ndërkombëtare për Studimin e Kollës, pretendojnë se nuk ka hulumtime për ta provuar atë, por megjithatë rezultati është evident.

Studimi më i madh i realizuar në Europë, me një numër tepër të konsiderueshëm personash nxori pikërisht këtë rezultat. U krahasuan kokë më kokë pacientë të cilët ishin përzgjedhur pasi kishin probleme me kollën dhe u vu re se ata qëkonsumuan çokollatën kishin një përmirësim të dukshëm brenda dy ditësh.
Gjithësesi, ky nuk ishte studimi i parë për të treguar se çokollata qetëson kollitjen.

Ky ilaç i ri, i licencuar nën emrin e markës Unicough , ka treguar që redukton kollën në një frekuencë dy ditore. Pacientët pasi konsumuan dy herë çokollatë u përmirësuan aq mirë, saqë u pa e nevojshme të ndërpritej trajtimi, pasi kolla ishte pastruar.

Ideja se çokollata mund të kurojë kollën, tingëllon disi e çuditshme , por hulumtuesit Rokoko besojnë se përfitimet janë kryesisht nga elementi “kakao”, që njihet si produkt tepër i vlefshëm për organizmin.