Çmimet vazhdojnë t’i ‘kërcënojnë’ shportat e konsumatorit – Lajmi.net
Çmimet vazhdojnë t’i ‘kërcënojnë’ shportat e konsumatorit
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 18:55, 11 April 2018
Çmimet konsumit shënuan rritje në muajin mars. Kjo rritje ishte më e lartë se në krahasim me muajin paraprak ashtu edhe me muajin e njëjtë të vitit 2017. Çmimet e pemëve dhe shërbimeve të transportit ishin kontribuueset më të dallueshme të kësaj rritje.

Në muajin mars, për 0.1 për qind u shtrenjtuan çmimet në krahasim me një muaj më parë ku pemët dhe shërbimet e transportit treguan veten në këtë rritje

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2018, krahasuar me muajin shkurt 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e lehtë të çmimeve të konsumit te disa nëngrupet të COICOP-it: pemë (1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.3%); shërbimet për transport (2.2%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan); gjëra personale (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas komunikatës, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e lehtë e disa çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it, me një ndikim të përbashkët prej -0.1 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2018 muajin mars në krahasim me marsin e vitit 2017 ishte 0.1 për qind më e lartë.

Pemët dhe shërbimet e transportit kontribuuan më shumë në këtë rritje edhe në raport me marsin e vitit 2017.

Ilustrimi: Trembelat

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2018 krahasuar me muajin mars 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (1.2%); pemë (8.8%); kafe dhe çaj (3.9%); duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%); shërbime për transport (7.1%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK”, thotë komunikata.

ASK thotë se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira -8.5 për qind rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse -8.7 për qind-(rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin mars 2018 për -15.4 për qind, krahasuar me tarifat dimërore të muajt mars të vitit 2017), pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave -6.3 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7 për qind në IHÇK./Kallxo.com

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO