Çmime për anëtarët më aktiv të Maqedonisë në ‘Wikipedia’

Wiki-klubi i parë në Maqedoni, në të cilin janë të anëtarësuar rreth 50 fëmijë nga disa shkolla nga Shkupi, sot me rastin e ditëlindjes së 16-të të ‘Wikipedia’-s do t’u ndajë çmime anëtarëve më aktivë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajme

17/01/2017 08:49

Wiki klubi në Maqedoni filloi me punë në tetor dhe anëtarët e tij kanë publikuar mbi 70 artikuj të rinj dhe plotësuan qindra artikuj ekzistues të Wikipiedia-s në gjuhën maqedonase, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në rritjen e numrit dhe cilësisë së përmbajtjeve të Wikipedia-s në maqedonisht, njofton AIM.

Ky është projekt i Muzeut të Luftës së Maqedonisë dhe Shoqatës për shtimin e përmbajtjeve të lira GLAM nga Shkupi. /Telegrafi/