KRU “Prishtina” publikon video: Zbulohet një lidhje ilegale e ujit në Veternik, është përdorur nga kompanitë ndërtimore
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar një lidhje ilegale të ujit në Veternik, e cila dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera. Sipas KRU “Prishtina”, gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë keqpërdorur mijëra litra ujë, duke dëmtuar interesin publik…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar një lidhje ilegale të ujit në Veternik, e cila dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera.
Sipas KRU “Prishtina”, gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë keqpërdorur mijëra litra ujë, duke dëmtuar interesin publik dhe duke keqpërdorur një resurs jetik, transmeton lajmi.net.
Kompania ka publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ndërsa bëri të ditur se rasti është nën hetim. Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të gjendjes faktike, rasti do të procedohet në gjykatë.
Kompanitë ndërtimore e kanë përdorur këtë lidhje ilegale gjatë kohës sa kanë punuar në atë pjesë.
Njoftimi i plotë:
Është zbuluar një lidhje flagrante ilegale e ujit në Veternik, e cila dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera, duke dëmtuar interesin publik dhe duke keqpërdorur një resurs jetik.
Gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë keqpërdorur mijëra litra ujë.
Rasti është nën hetim dhe, pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të plotë të gjendjes faktike, do të procedohet pa kompromis në gjykatë./lajmi.net/