Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras ka vizituar Kosovën. E pas disa takimeve që pati me u.d presidenten Albulena Haxhiun, ministrin në detyrë Glauk Konjufcën e liderin e PDK-së Bedri Hamza, më të cilët siç njoftoi ai ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE-së, Terras tha se…

Lajme

07/07/2026 13:51

Raportuesi për Kosovën Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras ka vizituar Kosovën.

E pas disa takimeve që pati me u.d presidenten Albulena Haxhiun, ministrin në detyrë Glauk Konjufcën e liderin e PDK-së Bedri Hamza, më të cilët siç njoftoi ai ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE-së, Terras tha se anëtarësimi në BE kërkon reforma.

“Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Terras, ka bërë thënë edhe se, e ardhmja e Kosovës është në BE, porse, ka shtuar ai, anëtarësimi kërkon reforma.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim”’, ka shkruar ai./Lajmi.net/