Çka ndodhë me fjalëkalimet e rrjeteve sociale në Shtëpinë e Bardhë, nesër flasin Obama-Trump!

Barack Obama nesër do të ia dorëzojë mandatin Donald Trumpit si president i ri i Amerikës.

Auto & Tek

20/01/2017 00:00

Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhet me rrjetet sociale të Shtëpisë së Bardhë. Nesër Obama do të ia tregoja Trumpit pasvordët e llogarive të të gjitha rrjeteve sociale të Shtëpisë së Bardhë.

Të gjitha llogaritë nesër pas inaugurimit do të transformohen në llogarinë e Trump ndërsa të gjitha postimet e Obamas do të arkivohen në mënyrë që presidenti i ri të fillojë punën me postime të freskëta.

Trump ka treguar se përveç llogarisë në Tëitter të Shtëpisë së Bardhë, ai do të vazhdojë të mbajë edhe llogarinë personale të tij @real DonaldTrump. Edhe Facebooku dhe Instagrami do të pastrohen nga të gjitha postimet dhe se publikimet e Obamas do të arkivohen.

Për të gjitha llogaritë do të përkujdeset një staf i tërë profesional të cilët garantojnë siguri maksimale për të parin e Amerikës.