Çka duhet të hanë fëmijët në plazh?

Fëmijët në plazh gjithmonë kanë një oreks të mirë, por kjo prindërve u krijon probleme për shkak se ata nuk e dinë se çfarë të sjellin, në mënyrë që të mos jetë ushqim jo i shëndetshëm.

Lifestyle

10/08/2014 19:21

Këtu janë disa ide se çfarë t’iu jepni fëmijëve dhe me të vërtetë ia vlen të provoni, sepse kur ata janë të uritur, ndoshta kjo është e vetmja mënyrë më e lehtë që fëmijët të pranojnë ndryshime të shëndetshme.

Pak fruta të thata do t’u japin fëmijëve energjinë e nevojshme dhe ndoshta para se të shkoni në plazh të bëni një përzierje të bajameve dhe frutave të ngjashme. Frutat e freskëta duhet të jenë pjesë integrale e ushqimit të çdo personi, kurse vera është me të vërtetë koha e përkryer për të futur këtë shprehi te fëmijët.

Përveç pjeshkave, kajsive ose dardhave, për të cilat është e mjaftueshme të lahen dhe të vendosen në një qese, fëmijëve ndoshta do t’ju duket e këndshme për të ngrënë një pjesë pjepri ose shalqiri.

Për shkak se fëmijët shpesh kërkojnë diçka të veçantë, ju mund të përgatitni pjekurina në shtëpi me përbërës më cilësorë sesa prodhimet, që mund të gjinden në furrat e bukës.

Misri i zier ose i pjekur është një ide e mirë nëse keni harruar që të përgatisni diçka për fëmijët kur janë ende të uritur, pasi shpesh mund të blihet direkt në plazh. Lëngjet natyrale, të cilat ju mund t’i përgatitni vetë, janë vitamina të shkëlqyera. Përgatisni dhe ftohni pak ato para se të shkoni në plazh, kurse fëmijët me siguri do t’i konsumojnë pa pyetur fare. Çaji me akull apo limonada mund të ëmbëlsohen me pak mjaltë, e cila përsëri është një alternativë shumë e shëndetshme.

Shumica e fëmijëve me më dëshirë konsumojnë produkte të çokollatës, prandaj blini ato që kanë më pak çokollatë, pasi kjo është përsëri një alternativë më e mirë sesa patatinat.

Dhe në fund të përmendim sandviçin, atë çfarë kanë përgatitur nënat tona kur ishim fëmijë, ende është një ide e mirë.

Merrni bukë nga mielli i pasitur, disa feta djathë dhe perime, gjithashtu mund të vendosni pak sallam, megjithatë ju jeni të gjithë së bashku në pushime dhe nuk është e nevojshme që rreptësisht të ndjekeni të gjitha rregullat e të ushqyerit të shëndetshëm.