City e bën Guardiolan trajnerin më të paguar në botë, ja paga e “çmendur” e tij

Pep Guardiola dhe Manchester City kanë nënshkruar kontratë të re që e mban spanjollin te klubi anglez deri në vitin 2021.

Sport

17/05/2018 22:57

Kjo kontratë vjen pak ditë pas arritjes historike të Cityt, duke u shpall kampion të Premierligë, me 100 pikë të arritura.

Ky sukses ka shtyrë drejtuesit e Cityt që ta bëjnë Guardiolan trajnerin më të paguar në botë.

Në kontratën e re, Guardiola do të përfitojë 23 milionë euro në vit.

Guardiola ka drejtuar Barcelonën për katër sezone, Bayerni në tre sezone, dhe nëse arrin të përfundojë kontratën me Cityn, do të bëhet skuadra ku ka qëndruar më së shumti, plot pesë sezone./Lajmi.net/