Citi ndanë një moment qesharak nga prapaskenat e ‘O sa mirë’

Seriali "O sa mirë" ka hyrë në mesin e serialeve më të shikuara në vend, kjo për shkak të skeqeve nga aktorët e serialit.

ShowBiz

12/11/2017 12:51

E një prej aktorëve më të pëlqyer në serial është edhe Edon Berveniku i njohur në serial si ‘Citi i Tophanes’.

Të premtën që kemi lënë pas, Citi ishte i ftuar në emisionin ‘Mirage’ ku dha një intervistë më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim zakonisht në serial.

Është e kuptueshme që në shumë raste gjatë xhirimeve, aktorët e kanë të pamundur xhirimin pasi mes tyre ‘shpërthejnë’ batutat, apo edhe ata qeshen me skeqet e tyre.

Një rast të tillë e tregoi citi për kamerën e ‘Mirage’ ku tregoi një moment kur gjithë aktorët kanë qeshur pa ndalë derisa janë detyruar të marrin një tjetër veprim.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 4:57 dhe mësoni se cili ishte momenti më qesharak për Citin gjatë xhirimeve të ‘O sa mirë’. /Lajmi.net/

YouTube player