Cili është qëndrimi i AAK-së për “marrëveshjen historike” të propozuar nga Pacolli?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot gjatë ditës në facebook ka propozuar krijimin e një Qeverie për një kohë një vjeçare, në mënyrë që të përfundohen punët më me rëndësi për Kosovën, e që më pas të caktohet data e zgjedhjeve parlamentare.

Lajme

14/07/2017 18:16

Ndaj këtij propozimi të Pacollit për siç e cilësoi ai “marrëveshjen historike”, nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për lajmi.net, se në këtë parti as që është diskutuar për propozimin e Pacollit.

“Si Aleancë ne nuk kemi qëndrim, dhe as që e kemi diskutuar këtë”, ka thënë Lekaj.

Madje sipas tij, këto oferta që nuk shkojnë në favor të ndryshimeve pozitive janë lojëra, që nuk duhet të pranohen.

“Dihet që Haradinaj është i mandatar për të formuar Qeverinë dhe për të qenë kryeministër, dhe të gjitha ofertat e tjera që nuk shkojnë në favor të një ndryshimi pozitiv dhe që Qeveria të jetë për 4 vite mendoj se janë lojëra që nuk duhet të pranohen”, ka thënë Pal Lekaj për lajmi.net

Ndërkohë, është përfolur që seanca konstitutive e Kuvendit më së largu do të mbahet të mërkurën. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Pacolli propozon “marrëveshje historike” mes partive politike për Qeverinë e re