Cilat lloje të specave janë më të shëndetshmit

Të gjelbër, të kuq apo të verdhë: Cilat lloje të specave janë më të shëndetshmit

Lifestyle

20/08/2017 15:51

Nuk mund të vendosni se cilin lloj të specave të përfshini në sallatën tuaj, atëherë ky artikull është i duhuri për juve

SPECAT E GJELBËR

Me vetë faktin se kanë ngjyrë të gjelbër, kjo do të thotë se janë të pasur me një sasi të madhe të klorofilit. Specat e gjelbër po ashtu përmbajnë kalium, i cili është i shëndetshëm për zemrën, po ashtu përmban edhe disa lloje të vitaminave, përfshirë vitaminat A dhe vitaminat C, përcjell lajmi.net

SPECAT E KUQ

Dobia më e madhe nga specat e kuq, jo pikant. Është se ata janë të mbushur me një sasi të madhe me vitamina A, luteinë, si dhe me një sasi të madhe me zeaksantinë. Të gjitha këto veti shëruese ndihmojnë në shëndetin e syve dhe të keni një shikim më të mprehtë. Sipas ekspertëve, vitamina C që gjendet në specat e kuq, për gjysmë here është më e madhe se sasia që e hasim në specat e gjelbër.

SPECAT E VERDHË

Nëse kërkoni të kënaqeni me llojin më të mirë të specave në botë, atëherë këta janë specat e verdhë. Kur flasim për shijen, specat e verdhë janë më të preferuarit për ata që nuk preferojnë shijen e hidhur, shije kjo që ndërlidhet me specat e gjelbër, derisa nuk janë as të ëmbël, ashtu siç kanë një nuancë të shijes specat e kuq. /Lajmi.net/