Çifti rrezikon gjithçka për të shpëtuar qentë e tyre nga përmbytja e madhe

Një skenë nga Joso, Japonia po shkrin zemrat kudo.

Fun

19/09/2018 21:55

Ngjarjet u zbuluan gjatë përmbytjeve shkatërruese që u përhapën në Joso dhe në pjesët e tjera të Japonisë lindore. Në këtë skenë, ne shikojmë si një çift është ngjitur në kulmin e tyre, por ata nuk janë vetëm, transmeton lajmi.net.

Ata kanë kapur dy qentë e tyre të përkëdhelur, duke refuzuar ti lirojnë.

Pavarësisht nga lodhja dhe frika e mundshme, burri dhe gruaja e dinin se thjesht nuk mund të largoheshin nga qentë e tyre të dashur.

Rrethuar nga ujërat e dhunshme të thella, ata ishin pranë një rreziku, ku uji mund të shembte shtëpinë e tyre nga çasti në çast.


Fatmirësisht, çifti, së bashku me dy kafshët e tyre të dashura, shpejt shpëtohen nga një ekuipazh heroik helikopterësh dhe të katërt mbijetuan.

Shikoni shpëtimin dramatik, siç shpaloset në videon më poshtë. /Lajmi.net/