Çifti 102-vjeçar festoi Shën Valentinin

Gene dhe Vern Ann Baxter nuk bëjnë ndonjë festë të madhe për ditën e të dashuruarve.

Fun

15/02/2016 22:00

Megjithatë, Gene ia bleu një çokollatë bashkëshortes së tij për Shën Valentinin. “Ajo i do shumë çokollatat”, thotë ai, transmeton lajmi.net

Në të vërtetë lidhja e tyre shkon përtej çdo feste dhe dhurate. Ata të dy janë 102 vjeçar dhe këtë vit shënojnë 80-vjetorin e martesës.

“Ne u takuam më 17 janar të vitit 1936”, tregon Gene. Lidhja e tyre filloi kur Vern Ann e dërgoi veturën në punëtorinë e Genes.

“Vëllai im i vogël më tregoi se një vajzë shumë e bukur e solli një Ford. Ai më tha se dukej shumë seksi”, shprehet Gene. Historia pastaj vazhdon aty ku është sot.

Ata u martuan më 22 gusht të po atij viti dhe sot kanë tre fëmijë. /lajmi.net