“Cicërrimat” e terroristëve

Interneti dhe në veçanti rrjetet sociale mbeten kanalet kryesore të propagandës së ekstremistëve.

Auto & Tek

23/03/2017 21:00

Platforma të tilla si Facebook apo Twitter janë shfrytëzuar nga militantët e ISIS-it për të shpërndarë video dhe mesazhe nga horroret e luftës në Siri dhe Irak.

Por jo vetëm kaq. Rrjetet sociale janë cilësuar prej kohësh nga shërbimet inteligjente Perëndimore si mjeti kryesor i terroristëve për të zgjeruar radhët e tyre me rekrutë të rinj.

E për të luftuar këtë fenomen, shumë prej këtyre rrjeteve kanë ndërmarrë hapa dhe janë investuar në gjetjen dhe mbylljen e llogarive që kanë lidhje me terrorizmin.

Më aktivja në këtë luftë, të paktën për vitin e kaluar, duket se ka qenë Twitter. Platforma sociale njoftoi se ka mbyllur rreth 377 mijë profile të lidhura me terrorizmin vetëm në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Në total, numri i profileve të mbyllura shkon në rreth 700 mijë.