Chris Brown refuzon të dëgjojë muzikën nga Rihanna

Chris Brown ka reaguar kur në një lokal Dj ka luajtur këngën ‘Diamonds’ nga ish e dashura e tij  Rihanna.

ShowBiz

20/06/2014 19:13

Këngëtari Chris Brown ka vizituar një lokal në Los Angeles pasi u lirua nga burgu dhe për pak sa nuk ka shpërthyer kur DJ ka filluar të luajë tingujt e këngës nga Rihanna.

Një nga punëtorët ka shpjeguar për revistën Star: \”Chris ishte në disponim të mirë derisa kënga Diamonds nga Rihanna ka filluar të luhej. Papritur, ai u fry dhe filloi të sillej përreth sikur do të fillonte një përleshje.\”

Burimi thotë se gjërat e nxenë mjaft shumë kur Chris ka kërkuar nga DJ të heq të gjitha këngët e ish të dashurës së tij nga lista.. Kështu DJ iu kundërpërgjigj duke lëshuar këngën ‘Started from the bottom’ nga i dashuri jostabil i Rihanna-s, Drake.

Chris ishte skuqur i tëri. Fatmirësisht DJ ka qeshur dhe ka ndërruar këngën – por ka pasur disa minuta argëtim duke parë Chris-in ashtu.