Chepurin: Moska mund të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi – Lajmi.net
Chepurin: Moska mund të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 10:28, 12 June 2018
Ambasadori i Rusisë, Aleksandër Chepurin, ka folur për gazetën serbe ‘Politika’, ku ka bërë të ditur  se Moska mund të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, për gjetjen e një zgjidhje për problemin e Kosovës.

Chepurin ka thënë për gazetën serbe, se Rusia mund të përfshihet edhe më thellësisht në qoftë se bëhet ndonjë propozim lidhur me këtë çështje, përcjell lajmi.net.

“Beogradi po përballet me presionin përfundimtar nga armiqtë tradicional të serbëve”, ka thënë Chepurin duke theksuar se Moska do të qëndrojë në anën e Beogradit.

“Pikëpamja jonë mbetet e pandryshueshme, ne do të mbështesim vendimin që Serbia dhe populli serb e gjejnë si të pranueshëm”, ka theksuar ambasadori rus.

Ai ka shtuar se është i pajustifikueshëm krahasimi mes Kosovës dhe Krimes.

“Çështja e Krimesë është mbyllur përfundimisht, Krimeja është Rusi dhe Kosova është Serbi. Ky nuk është vetëm një sllogan, është realitet ligjor që duhet të respektohet”, ka shtuar Chepurin.

Sipas medias serbe, Chepurin ka thënë se këtë vit Serbia dhe Rusia festojnë 180 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike, ai gjithashtu ka shtuar se populli rus dhe ai serb janë vëllezër për nga besimi dhe se detyra e tyre është që të kujtojnë faqes së kësaj historie mijëvjeçare  miqësinë dhe ndihmën e ndërsjellët mes këtyre dy popujve./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO