Chelsea 2:1 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Crystal Palace të shtunën pasdite, pas dy humbjeve radhazi në dy javët e kaluara në Premierligë.

Sport

10/03/2018 20:38

Kjo fitore e dërgon skuadrën e Antonio Contes vetëm dy pikë larg vendit të katërt në renditjen tabelore në top ligën angleze.

. Njeriu më në formë te “Të kaltrit”, Willian shënoi në minutën e 25-të për epërsinë e Chelseat. Vetëm shtatë minuta më vonë, Martin Kelly shënoi në portën e vet, duke i ndihmuar vendasve ta çonin epërsinë në 2-0.

Golin e vetëm mysafirët e shënuan në fund të ndeshjes me anë të Aanholt.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.