Cheesecake çokollate pa pjekje

Një tortë kremoze dhe e shijshme që do shumë pak mund dhe ia vlen të provohet.

Lifestyle

01/03/2016 17:46

Përbërësit:

150g biskota
45g gjalpë
110g sheqer
120ml krem për rrahje
150g çokollatë e zezë, e shkrirë dhe e ftohur
2 lugë gjelle kako i përzier me pak ujë të ngrohtë
200g djath kremoz

Përgaditja:

Thërrmoni biskotat dhe përzini me gjalpën e shkrirë dhe një lugë gjelle nga sheqeri. Shtypeni në një enë për tortë 18cm dhe futeni në frigorifer.

Rraheni kremi deri sa të jetë ende i butë. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe pastaj perzierjen e kakaos. Përzini mirë  dhe lërini anash.

Rrihni djathin kremos dhe pjesën e mbetur të sheqerit bashkë. Përzini me delicatesë edhe masën e çokollatës brenda.

Shpërndani në enën për tortë ku kishim biskotat. Futini në ngrirje për rreth një orë. Futeni në frigorifer për 30 minuta dhe servoni./lajmi.net

Ju bëftë mirë!