Çfarëdo rasti individual nuk do ta zbeh pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me vëmendje të posaçme e ka ndjekur publikimin e raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe kryeprokurorit të kësaj task-force, Clint Williamson.

Lajme

29/07/2014 14:01

Aleanca, përmes një komunikate për media, konsideron se e tërë puna e Task Forcës dhe Raporti i ambasadorit Williamson janë një hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun.

Aleanca po ashtu konsideron se ky është një hap i madh në drejtim të duhur për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Aleanca është e bindur se populli i Kosovës i udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe çfarëdo rasti individual që ka implikime kriminale nuk do ta zbehë pastërtinë dhe misionin çlirimtar të asaj lufte”.