Çfarë zgjidhje i kishte ofruar Komuna e Prizrenit familjes para tragjedisë?

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka deklaruar se familja, fëmija i të cilës ka vdekur të hënën nga shembja e dheut, nuk është nga qyteti i Prizrenit, por nga qyteti i Suharekës.

Lajme

07/06/2016 19:45

Ndaj ai tha se edhe zgjedhja për atë familje ka qenë komplekse.

Ymeri tregoi për Klan Kosovën se komunarët e kishin paralajmëruar atë familje për gjendjen e shtëpive në atë pjesë të qytetit.

“Familja nuk është e Prizrenit është e komunës së Suharekës”, ka treguar Ymeri.

Ai është pyetur nga gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile në Prizren, Kastriot Jahaj, se cila ka qenë zgjidhja që komuna i ka ofruar kësaj familje.

Por Ymeri tha se nuk ka zgjidhje automatike për këto raste.

“Nuk vijmë me zgjidhje të shpejta pa konsultuar një sërë institucioneve që janë të involvuar në rast”.

“Për keqardhje është vënia në funksion i gjithë potencialit pas ngjarjes tragjike. Ne i kemi dërguar të gjitha raportet ministrisë për atë pjesë”.