Çfarë vizatoi Charlie Hebdo pas sulmit në Paris?

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, ka komentuar sulmin terrorist në Paris me anë të një karikature. “Stilolapsi është më i fortë së shpata”, i'a ka kujtuar botës sulmin e dytë karikaturisti i revistës.

Bota

14/11/2015 18:15

Karikatura në frëngjisht, e përkthyer në gjuhën angleze e Joann Sfar thotë:

“Miqtë nga e gjithë bota, ju falënderoj për lutjet, por ne nuk kemi nevojë për më shumë fe! Besimi ynë shkon në muzikë! Puthje! Jetë! Shampanjë dhe gëzim! #Parisiështëgjithçkapërjetën.

Ai po ashtu ka vizatuar moton e qytetit të Parisit, që është ‘fluctuat nec mergitur’, që do të thotë: ‘Ky vend është rrahur nga valët por nuk fundoset’, transmeton Gazeta Express.

“Parisi është kryeqyteti jonë. Ne e duam muzikën, pijen dhe kënaqësinë”.

“Me shekuj dashamirët e vdekjes janë përpjekur të na bëjnë ta humbim shijen e jetës”.

charlide charlie-1 charlie