Çfarë tregon ngjyra e ushqimeve për benefitet e tyre?

Për një ngjyrë më të bukur të lëkurës suaj, konsumoni fruta ngjyrë të verdhë e portokalli.

Lifestyle

06/02/2016 13:12

Tek ato ndodhet betakaroteni, një substancë që në organizëm transformohet në vitaminë A, që mbron lëkurën dhe favorizon melaminën. Hani kajsi dhe pjepër, pasi janë fruta të pasura me vitamina C, një antioksidant i fortë që ndërhyn në formimin e kolagjenit.

Për të qenë të ri konsumoni perimet jeshile (brokoli dhe spinaq). Këto bimë e kanë ngjyrën falë prezencës së klorofilit, tepër i vlefshëm për organizimin tonë. Ky element ka vlera antianemike.

Kolesteroli mundet duke konsumuar fruta të thata ngjyrë bezhë dhe kafe. Ato janë të pasura me proteina, vitamina, kripëra minerale. Frutat e thata ndihmojnë që niveli i kolesterolit të keq në gjak të ulet dhe kontrollojnë presionin e gjakut. Mjafton të konsumoni 5 racione në javë nga 20-30 gramë lajthi, arra ose bajame për të marrë dozën e saktë të potasiumit, fosforit, hekurit, kalciumit dhe vitaminës E.

Frutat e kuqe (boronica, manaferra e luleshtrydhja), përveçse janë shumë të shijshme dhe të përdorshme në kuzhinë, janë burim fibrash, vitaminash dhe kripërash natyrale që kontribuojnë në mbrojtjen dhe forcimin e kapilarëve të gjakut./shije/