Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Keto jane ngjarjet e dites ne Kosove.

Lajme

16/02/2019 08:07

  • 09:00

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Qeveria e Kosovës për t’u vendosur në 7 qendrat kryesore: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. (Para objektit të Qeverisë).

  • 09:30

Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në Sheshin “Nënë Tereza”. (Sheshi “Nënë Terezë”, Prishtinë).

  • 10:00

Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).

  • 10:00

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon ekspozitën me fotografi  me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës, si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë).

  • 10:30

Bëhet hapja e Panairit të produkteve vendore në sheshin “Adem Jashari”. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë).

  • 11:00

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhuron çelësat e  banesave të reja për 17 familje nevojtare, në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. (Salla e Kuqe, Prishtinë).

  • 11:00

Organizata “Let’s Do It Kosova” organizon aksion pastrimi në komunën e Hanit të Elezit. Merr pjesë dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi. (Pika kufitare “Hani i Elezit”).

  • 11:00 – 20:00

Konuna e Ferizajt organizon disa aktivitete për nder të Pavarësisë:

11:00 – Turnir në hendboll nga veteranët e klubit hendbollistik “Kastriotit”. (Palestra e sporteve “Bill Clinton”)

14:00 – Koncert për fëmijë (Teatri “Adriana”)

14:00 – Ekspozitë kolektive nga Shoqata e Artistëve Figurativë “Zef Kolombi” (Galeria e Artëve)

20:00 – Jepet shfaqja “Hanibali i Nëntokës” (Teatri “Adriana”)

  • 12:00

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, do të mbajë konferencë për medie, me temë “Kosova 11 vjet shtet – Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara”. (Selia e Alternativës, te Qafa).

  • 17:00

Hapet ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916”. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë).

  • 17:00

Fondacioni “Lumbardhi” dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjëratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 19:00

Jepet shfaqja “Im atë e donte Adolfin” nga Mehmet Kraja, në regji të Ilir Bokshit. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 20:30

Ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e “OneBeat Balkans” në teatrin ODA.  (Teatri ODA, Prishtinë)