Çfarë po kurdisin Stanaj dhe Seven Saraqi?

Reperi shqiptar, Seven Saraqi është goxha aktiv në rrjetet më të frekuentuara sociale.

ShowBiz

15/08/2018 21:12

Ai sapo ndau një fotografi me artistin nga Shqipëria, Stanaj i cili karrierën e suksesshme muzikore është duke e zhvilluar jashtë vendit, shkruan lajmi net.

“Nga Nju Jorku në Prishtina City”, ka shkruar ai.

Stanaj së fundmi ishte në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill” bashkë me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Gjatë performancës Stanaj u prit tejet mirë nga publiku dhe fansat e tij. Nga ana tjetër nuk dihet nëse dyshja do sjellin diçka së bashku?./Lajmi.net/