Çfarë ndodh kur bini në komë?

Fjala “komë” vjen nga greqishtja që do të thotë “gjumë i thellë”, por çfarë i bën trurit tuaj kjo gjendje?

Lifestyle

29/10/2015 17:57

Kur një person është në komë, ai është i gjallë por nuk i përgjigjet stimujve. Truri i një personi në komë është aktiv, por vetëm në nivel bazë.

Personi që është në komë nuk mund të zgjohet dhe të kryej ndonjë veprim, por kjo gjendje është si të jesh në gjumë. Një komë mund të shkaktohet nga presion i rritur i gjakderdhjes, humbjes së oksigjenit, mbledhjes së toksinave dhe lëndimit të trurit.

Koma mund të jetë e përhershme ose e përkohshme. Një person në gjendje kome nganjëherë mund të marrë frymë vetë ose ka nevojë për një ventilator në mënyrë që të vazhdojë të jetojë. Diabetikët mund të bien në gjendje kome nëse niveli i sheqerit në gjak rritet shumë ose bie shumë. Njeriu është në gjendje kome edhe kur i jepet anestezion.

Shkalla e komës mund të matet, që shkon prej 3 shkallë (gjendje e thellë në komë) e deri tek 15 (i vetëdijshëm dhe i zgjuar). Çdo komë është e ndryshme në varësi të kërkesës së trurit për oksigjen. Doktorët kanë nevojë që të vendosin ushqyes IV në pacientët me komë pasi ata nuk mund ta ushqejnë veten. Koma mesatare zgjatë rreth 2 deri në 4 javë, por sa më e gjatë të jetë koma, aq më të pakta janë mundësitë për të shpëtuar.

Për fat të keq, nuk ka asnjë trajtim që mund ta zgjojë dikë nga koma; disa zgjohen, disa jo. Gjatësia e komës varet nga shkalla e dëmtimeve në tru, dhe pasi një person rifiton vetëdijen, mjekët duhet të vlerësojnë ndikimin e urisë së trurit. Disa pjesë të trurit mund të dëmtohen gjatë riparimit, duke shkaktuar paaftësi të përhershme fizike ose mendore.

Por më pas, të gjithë pacientët me komë kanë nevojë për një terapi fizike dhe mendore për të rivendosur plotësisht të gjitha funksionet, është e rrallë por njerëzit mund të shërohen plotësisht.

A keni qenë ndonjëherë në gjendje kome? A e njihni dikë që ka qenë në komë? Ndani përvojat tuaja me ne në seksionin e komenteve më poshtë! (lajmi.net)