Çfarë hanë njerëzit e shëndetshëm për mëngjes?

Njerëzit me figurë të hollë dhe me një peshë të shëndetshme, kanë fruta dhe drithëra për mëngjes më shumë se çdo gjë tjetër, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Lifestyle

16/03/2016 18:25

Sipas një studimi të udhëhequr nga nutricistja Anna-Leena Vuorinen nga Instituti Teknik i Studimeve në Finlandë e ka prezantuar studimin e saj gjatë javës së obezitetit në Los Angeles.

Ajo i ka analizuar shprehitë e të ngrënit të 147 njerëzve nga shtatori i vitit 2014 deri në janar të vitit 2015.

“Gjithmonë e kemi thënë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”.

Në pyetjen se çfarë hanë për mëngjes, njerëzit e cilësuar si të shëndetshëm e në peshë të duhur, janë përgjigjur se hanë fruta. Rreth 33 përqind e tyre janë përgjigjur se hanë drithëra për mëngjes, ndërsa 29% e tyre kanë thënë se hanë bukë.