Çfarë është dashuria? Duhet ta lexoni këtë shkrim, do t’ju bëjë të reflektoni gjatë

Ndonjëherë hapeni rreth probleme tuaja me dikë, sepse ndjeni dhe besoni se ai person është ndryshe dhe mbase këtë herë nuk do t’jua thyejnë zemrën, si dhe do t’ju japin dashurinë që meritoni.

Fun

14/01/2018 13:42

Kështu që e merrni përsipër rrezikun dhe hapeni për gjithçka me të, edhe për ato që nuk ia keni thënë askujt, për shkak të frikës së paragjykimit dhe përbuzjes. Këtë e bëni sepse ndjeni që ka diçka tek ai person që ju lejon të ndani me të gjithçka. Ju ndiheni mirë, të qetë kur flisni me të, dhe kjo ju jep sigurinë për t’u hapur rreth gjërave tuaja. E humbni veten në dashurinë dhe mendimin apo konceptin e të qenurit në dashuri dhe të ndjerit të dashurisë nga ana tjetër. Thjesht kur mendoni për atë person, gëzoheni dhe ndiheni mirë me gjithçka që ju rrethon. Kur i sheh apo dëgjon zërin e tij/saj, nis të ndjesh emocione të papërshkrueshme. Mëson ta duash atë person dhe të pranosh çdo të metë apo defekt të tij/saj. Mëson të pranosh edhe që atyre mund t’ju pëlqejnë filmat që ju nuk i pëlqeni, që u pëlqejnë të hanë gjërat që ju nuk i hani. Fillon të mos e vrasësh shumë mendjen për këtë pjesë, sepsë dashuria ka të bëjë me sakrificat. Do të duhet të sakrifikosh të shikuarin e telenovelës tënde të preferuar, për të parë një ndeshje futbolli. Do të sakrifikosh një pjesë të rutinës së ditës tënde për shkak të dashurisë. Ti nis të kuptosh se është më mirë të lëshosh pe, të humbasësh me argumentat e tua të vërteta, se sa të humbasësh një person.

Gjëja më e keqe është se asgjë nuk është e garantuar në këtë aspekt. Ty nuk ta siguron askush se sa do të zgjasësh në marrëdhënien me atë person. Ty nuk ta siguron askush lumturinë, apo faktin që gjërat do të shkojnë në mënyrë perfekte. Të duhet thjesht ta besosh atë person dhe të shpresosh. Shpreso se gjërat do të shkojnë në mënyrën e duhur. Shpreso edhe që nëse ndahesh me atë person, ti do të jesh mirë. Gjithçka do të shkojë mirë dhe se fillimet e reja janë plotësisht të pranueshme.

Beso se ti je në gjendje të përballosh çdo dhimbje në mënyrë perfekte dhe se dikush është duke kërkuar në jetën e tij një person si ti. Ajo që të tjerët e shohin si të gabuar tek ty, mund të jetë arsyeja që dikush të bjerë në dashuri me ty. Dhe duhet të jesh realist/e. Jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë. Disa marrëdhënie shërbejnë si eksperienca dhe si mësime. Pra, ai personi të cilit i besuar, mund t’jua thyejë zemrën gjatë apo pas lidhjes suaj.

Por unë mendoj se kjo është pjesë e jetës. Nuk ke se si të mësosh ta duash dikë me gjithë zemrën tënde, nëse nuk të kanë lënduar më parë. Duhet thjesht ta kthesh lëndimin në diçka pozitive. Kërko për dritën në errësirë, por mëso edhe të biesh dakord me disa gjëra. Kupto se duhet ta mbyllësh përfundimisht diçka që ka mbaruar dhe nuk duhet të largohesh nga një marrëdhënie me gjëra ende të papërfunduara, sepse ato duhet të përfundojnë një ditë herët apo vonë dhe unë mendoj se herët është më mirë. Mbaj mend se ajo që është e shkruar, do të ndodhë dhe ti nuk ke se si ta shmangësh.

Dashuria është diçka e komplikuar dhe nuk të ofron asnjë siguri se si do të ecin gjërat. Duhet thjesht të marrësh përsipër rreziqe duke shpresuar për më të mirën dhe duke pritur të të ndodhë edhe ty me dikë, ajo që përshkruhet në përralla me fjalinë “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”.