Çfarë është aplikacioni për ndryshimin e ngjyrës së Facebook?

Aplikacioni për ndryshimin e ngjyrës së Facebook - The Facebook Color Changer, u jep përdoruesve mundësinë për të ndryshuar ngjyrën e kaltër dominuese në profilin e tyre në Facebook. Por çfarë është në të vërtetë ky aplikacion?

Auto & Tek

10/08/2014 19:31

Sipas hulumtuesit të sigurisë Cheetah Mobile CM, aplikacioni Color Changer është aktualisht një lloj i ri i virusit që cenon sigurinë tuaj dhe që i ka në cak përdoruesit e rrjetit social në tentim për të përhapur sa më shumë sulme në internet.

Cheetah Mobile e ka quajtur virusin ‘Facebook Color Scam’, në një post që kompania e bëri në blogun e saj zyrtar.

Cheetah Mobile është kompania e parë që ka zbuluar se ky lloj aplikacioni në fakt ëshë një virus.