Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Për ditën e sotme janë paraparë një mori aktivitetesh.

Lajme

17/10/2018 07:27

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbahen aktivitete të shumta.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që do të shënojnë ditën e sotme në vendin tonë. /Lajmi.net/

08:15

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do t’ia dorëzojë “Çelësin e Qytetit” shkrimtarit francez, Mathias Enard. (Komuna e Prishtinës)

10:00

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilin do ta nderojë me medaljen e Gjergj Kastritot – Skenderbeu. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00

Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204)

10:00

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për financimin e  projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”. (Rektorati i UP-së, Prishtinë)

10:00

Mbahet simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Filozofia dhe teatri: Raportet e teatrit bashkëkohor me teatrin modern”. (Akademia e Arteve dhe Shkencave)

10:00

Mbahet tryeza në kuadër të fushatës informuese “Kodi Civil ndikon në statusin ligjor të qytetarëve”, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian. (Hotel “Happy”, Gjakovë)

10:00

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon raportin me titull “Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, i cili fokusohet në analizimin e trendeve dhe dinamikave të fundit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30 – 14:15

Autori francez Mathias Enard nga ora 10:30 do të mbajë ligjëratë me titull “Meqenëse ata janë qenie njerëzore”.  (Departamenti i gjuhës dhe letërsisë frënge, UP). Ndërkaq nga ora 14:15 ai do të mbajë takim të hapur me nxënësit e shkollave të mesme. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)

11:00

Përurohet objekti i Qendrës Rinore në Vushtrri, investim kapital i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Qendra Rinore, Vushtrri)

11:00

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore. (Objekti i ish-Rilindjes, kati 17)

11:00

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatat; atij për Produkte të Ndërtimit; atij për Efiçiencë të Energjisë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N303)

11:00

Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Gjilanit, Sami Spahiu, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

11:00

Përurohet “Projekti i furnizimit me inventar i kopshtit ‘Armela’”. Marrin pjesë ambasadorja e Turqisë, Kıvılcım Kiliç, dhe shefi i Zyrës së TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran. (Kopshti “Armela”, Podujevë)

12:00

Organizata “Let’s Do It Kosova” organizon aksion pastrimi në Lipjan. Aksionit i bashkohet edhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, si dhe nxënës të shkollave fillore. (Aksioni nis nga oborri i Komunës, Lipjan)

13:00

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Raportit të Qeverisë për dialogun; Shqyrtimi i vlerësimeve të sindikatës së MPJ-së lidhur me shkeljet në shërbimin e jashtëm; Shqyrtimi i mundësive të aplikimit të Kuvendit të Kosovës në disa organizata parlamentare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N303)

13:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990-të. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N225)

17:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takim me struktura drejtuese të Nismës në Vushtrri dhe Mitrovicë. (Restorant “Holiday”, Vushtrri)

19:00

Në kuadër të “Javës me bizneset e diasporës” organizohet koktej me pjesëmarrësit e kësaj jave. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)