Çështja e Kosovës, takimi Vuçiq-Macron zgjat më shumë se sa ishte parashikuar

Në Paris sot është zhvilluar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe atij të Francës, Emanuel Macron.

Lajme

17/07/2018 16:25

Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht nëse temë diskutimi ishte edhe çështja e Kosovës, mediat atje vazhdimisht kanë raportuar se aty do të flitet edhe për dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net.

E veçanta e kësaj është se ky takim i cili ishte paraparë të zgjaste rreth 25 minuta, ka zgjatur më shumë se një orë.

Pas takimit, të dy presidentët kanë vazhduar në një drekë pune.

Takimi po mbahet në një periudhë shumë të rëndësishme, një ditë para takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel, në kuadër të fillimit të raundit  final të dialogut Prishtinë-Beograd./Lajmi.net/