Celulari i parë Android me dizajn rozë (Foto)

Ishte vetëm çështje kohe para se celularët rozë të krijuar nga Apple të vinin edhe në dyqanet e Android.

Auto & Tek

29/11/2015 10:36

Krijuesi kinez i celularëve, Oppo, pretendon se celulari i tij R7S është celulari i parë Android në dizajn “rozë e artë”  – edhe pse para tij Apple debutoi këtë ngjyrë në iPhone 6S dhe 6S Plus.

Ngjashëm si iPhone 6S, Oppo R7S ka një dizajn mbrapa komplet rozë. Kur iPhone doli me modelin rozë, CEO i Apple Tim Cook tha se ngjyra ishte dizajnuar veçanërisht për tregun kinez.

Produktet rozë të Apple – iPhone, iPad dhe tani edhe MacBook – u pëlqyen shumë nga klientët kinezë, të cilët i blenë ato me të madhe.

Kur krahasohet me iPhone, Oppo është më rozë dhe më pak i artë se iPhone. Përderisa iPhone-ët rozë janë më të popullarizuar, mbetet të shihet se sa do të pëlqehet R7S. (lajmi.net)

Screenshot_21