Buzë të kuqe: Këto janë nuancat e duhura për çdo lloj lëkure

Buzëkuqi i kuq është një ndër produktet kozmetike më të dashura të të gjitha kohërave.

Lifestyle

01/04/2017 13:52

E ngjyra e kuqe u shkon të gjithave.

Sekreti qëndron tek zgjedhja e tonalitetit të duhur.

Sa herë që blini një të kuq buzësh duhet të merrni gjithmonë parasysh ngjyrën natyrale të buzëve tuaja.

Nëse buzët tuaja janë në ngjyrë vjollcë këshillohet e kuqja e akullt, nga ana tjetër buzëve natyrale në ngjyrë korali u qëndron shumë mirë buzëkuqi i kuq më i ngrohtë.

Duhet përdorur gjithmonë një laps buzësh në njëjtën ngjyrë me buzëkuqin e kuq që të mos krijoni përzierje ngjyrash.

Buzëkuqi i kuq duhet përshtatur po ashtu me ngjyrën e lëkurës dhe flokëve.

• Buzëkuq i kuq mat për buzë të trasha: Të gjitha femrat do të donin të kishin buzë të trasha. Për të evituar një rezultat vulgar zgjidhni një buzëkuq mat duke lënë mënjane efektin glossy i cili do i bënte buzë të dukeshin më të fryra si tullumbace.
• E kuqe e çelët për buzë të holla: Duhet të dini një sekret, ngjyrat e forta dhe të errëta i bëjnë buzët të duken edhe më të holla, kështu qe është mirë të përdorni tonalitete të çelura të së kuqes.
• E kuqe qershi për brune me sy të çelur: Nëse jeni brune me sy dhe lëkurë te çelur përdorni një buzëkuq qershi të ndezur pasi është ideal për të nxjerrë në pah këto kontraste. 
• E kuqe bordeaux për femrat me lëkurë të bardhë si porcelan: Për ato vajza që kanë lëkurë të bardhë si një kukull porcelani dhe flokë të zinj, këshillohet e kuqja në ngjyrën Bordeaux (ngjyra e verës). Merrni frymëzim nga Dita Von Teese.
• E kuqe luleshtrydhe për biondet: Ndonjëherë duket sikur zgjedhja e buzëkuqit të kuq është më e thjeshtë për femrat bionde. Jo domosdoshmërisht ndodh kështu. Në qoftë se keni flokë në nuancat e grurit, mjaltit dhe krem karamelit , zgjedhja e duhur është e kuqja luleshtrydhe.