Buxhovi: Për referendumin 91′, dritën e gjelbër nga SHBA-ja e solli Rugova (Video)

Një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, për Referendumin e vitit 1991, për proceset në LDK dhe për klasën politike në vend që, sipas tij, ia ka humbur shpresën popullit.

Lajme

29/09/2016 22:25

Buxhovi në “Rrokum Roll” të televizionit Rrokum ka thënë se dritën e gjelbër, në vitin 1991, për Referendumin për Pavarësi, e ka sjell presidenti Ibrahim Rugova, pas një vizite që ka bërë asokohe në SHBA. Ai ka thëne se gjatë kësaj periudhe referendumin e kanë ndjek rreth 200 vëzhgues të OSBE-së, se ishin 900 mijë votues, dhe se kjo ngjarje ishte gurthemeli i shtyrjes para të proceseve për Kosovën.

Buxhovi ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga jashtë, por nga një klasë korruptuar e cila e ka shkatërruar arsimin, kulturën, bujqësinë dhe krejt poret e shoqërisë.

 “Po shkatërrohet ardhmëria e fëmijëve tonë. Po mbesim peng i disa kriminelëve të cilët po bëjnë vetëm mjegull dhe nuk po ngopen nga paratë dhe haraçi”, ka shtuar ai.

Ai ka thëne se vendit i duhet një klasë politike që do të përbëhej prej një grupi intelektualësh – si në vitet’90 – për ta nxjerr vendin nga ky kaos politik.

YouTube player