Bunjaku: Pos Rashicës, Kosova do ta ftojë edhe këtë yll të Shqipërisë

Albert Bunjaku do ta ftojë në Përfaqësuesen e Kosovës mesfushorin Alban Meha.

Sport

26/04/2016 16:52

Lajmin e ka konfirmuar vetë përzgjedhësi Bunjaku, duke u shprehur optimist për ardhjen e Mehës te Kosova.

“Nuk ka dyshim që Albani ka qenë në planet e mia edhe më herët para se të vinte në Kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo në kohën kur ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare ku akoma është, Shqipëria ka qenë prioritet pasi ka pasur kualifikimet dhe ka pasur përparësi”, deklaroi Bunjaku për “SportNews”.

“Në këtë moment që Kosova i afrohet kualifikimeve ne pretendojmë të krijojmë një skuadër të fortë, dhe lojtarët që do të dëshirojnë të vijnë do të jenë të mirëseradhur. Albani është një lojtar që e njoh mjaft mirë dhe jo rastësisht është duke pasur sukses në Turqi dhe normalisht do të ishte i mirsëeardhur nëse shpreh dëshirë dhe ka të drejtë të vijë, pse jo”, shtoi ai.