Bukuria s’është perfekte

Me albumin e saj të fundit, në krye të klasifikimeve në tërë botën, Beyoncé Knowles ka dashur të kujtojë se bukuria nuk është perfekte, duke folur ndër të tjera edhe për sakrificat që ka bërë për muzikën. Javën e kaluar, këngëtarja amerikane e publikoi pa asnjë paralajmërim projektin e pestë diskografik. “Në këtë album të…

ShowBiz

18/12/2013 15:00

Me albumin e saj të fundit, në krye të klasifikimeve në tërë botën, Beyoncé Knowles ka dashur të kujtojë se bukuria nuk është perfekte, duke folur ndër të tjera edhe për sakrificat që ka bërë për muzikën. Javën e kaluar, këngëtarja amerikane e publikoi pa asnjë paralajmërim projektin e pestë diskografik.

“Në këtë album të ri kam dashur ta prek temën rreth bukurisë, duke treguar se ajo nuk është perfekte. Kur shkruaja, e kisha në mendje një imazh timin me një trofe në dorë, në podium duke marrë shpërblime dhe unë që ushtroj për të qenë gjithmonë perfekte, por kur kthehesh në shtëpi e pyet veten: A ja vlen kjo?”, ka thënë diva e muzikës.

Ajo ndër të tjera tregon se ka fituar shumë çmime dhe mirënjohje, por thotë se gjëja më e bukur në botë është që ta dëgjojë vajzën e saj Blue Ivy duke i thënë: Mami!

“Kjo është gjëja më e mirë në botë. Pastaj, të gjitha çmimet zhduken nëse e krahasoj ndjenjën që e përjetoj kur bashkëshorti im më shikon në sy”, përfundoi ajo.