Bujë në mediat ndërkombëtare lajmi për kosovarët që pranuan se do e sulmonin ekipin izraelit

Pranimi i fajësisë nga dy të dyshuarit për planifikimin e sulmeve terroriste ndaj ekipit futbollistik të Izraelit ka bërë bujë në mediat prestigjoze ndërkombëtare.

Lajme

20/12/2017 16:22

Aty thuhet se dy kosovarët që planifikonin sulme terroriste ndaj lojtarëve të Ekipit Futbollistik të Izraelit në lojën mes kësaj të fundit dhe Shqipërisë, kanë pranuar fajësinë.

Të dyshuarit kishin lidhje dhe kontakte me grupin e Lavdrim Muhaxherit, dhe grupeve të tjera ekstremiste që lidheshin me ISIS, shkruhet më tutje.

Më tej në artikull shkruhet se të dyshuarit Kenan Plakaj dhe Besart Peci e pranuan fajësinë, ku njëri sipas akuzës ishte përgjegjës për përgatitjen e eksploziveve, pasi që policia gjeti më se gjysmë kilogrami eksploziv në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.

Reuters shkruan se  lloji i njëjtë i eksplozivit që u gjet në sulmet e Parisit dhe Brukselit po përgatitej nga të dyshuarit që po planifikonin sulmet kundër ekipit të Izraelit.

Reuters raporton se të kthyerit nga luftërat e huaja në vendet islamike paraqesin rrezik për sigurinë në Kosovë. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Tre të akuzuar e pranojnë se do të sulmonin ekipin e Izraelit në Shkodër