Bujar Avdija kërcënon Pal Lekajn me këputje koke

Ish kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, deputet në legjislaturën e re parlamentare nga radhët e AAK-së, është kërcënuar me këputje koke, pasi ka uruar festën e Bajramit. 

Lajme

28/07/2014 19:25

Mirëpo, ndaj këtij urimi ka reaguar ashpër dhe ka kërcënuar Lekajn njëri prej komentuesve me emrin Bujar Avdija.

“pal leka – Allahu ma mundsoft me ta kput kryt me durt e mia… inshaAllah”, ka qenë komenti i tij si përgjigje ndaj urimit të Pal Lekajt.

Ndërkohë, komentues të tjerë janë vënë në mbrojtje të ish të parit të komunës së Gjakovës.

Urimi i deputetit Pal Lekaj në Facebook. 

“Kam nderin që me rastin e përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fiter Bajramit, të iu përcjell urimet më të sinqerta dhe të përzemërta gjithë ju besimtarë mysliman, me dëshirën që kjo festë në shtëpitë dhe familjet tuaja të përcillet me të mira shpirtërore dashuri, harmoni dhe begati.

Shpresoj që në këtë ditë të shënua, të gjith ne si qytetarë të Republikës së Kosovës me vullnet dhe përkushtim të promovojmë dashuri, toleranc, mirëkuptim dhe solidaritetit midis të gjithë neve.

Sinqerisht,
Dr. Pal Lekaj”.