Buja flet për heqjen e emrit të tij nga lista e INTERPOL-it

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj së bashku me 17 persona të tjerë tanimë edhe zyrtarisht janë larguar prej listave të kërkimit nga organizata më e madhe ndërkombëtarë e policisë.

Lajme

02/12/2017 12:43

Kështu, pjesë e kësaj liste  ishin edhe ish-deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shukri Buja, ish deputet i Kuvendit të Republikës, e tani pjesë e Nismës për Kosovën ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me këtë vendim të INTERPOL-it.

“Kjo organizatë ka vendosur, pra nuk kam ndonjë arsye ka qenë zgjidhje e drejtë”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Më tej, ai ka treguar se gjatë kohës sa e kishte këtë flet-arrest, ka pasur problem vetëm me një vend ballkanik.

Sipas tij, aty kanë dashur që ta arrestojnë. Por, i njëjti është kthyer për në Kosovë.

“Po, dihet publikisht që unë kam udhëtuar edhe sa kam pasur këtë flet-arrest, kam udhëtuar për Maqedoni  dhe aty kanë tentuar të më arrestojnë dhe unë jam kthyer në Kosovë. Përveç  Maqedonisë nuk kam dal në asnjë vend tjetër jashtë Kosovës”, ka thënë Buja.

Në fund, anëtari i Nisma-s e ka cilësuar këtë veprim të INTERPOL-it si të vonuar. Sipas tij, nuk do duhej të ekzistonte fare kjo listë.

“Në fakt nuk është dashur të futen fare në listë, as unë e Ramushi e as të tjerët, kjo ma mirë u kanë e sigurtë”, ka përfunduar ai.