Buffon zgjedh më të mirin mes Messit dhe Ronaldos

Gianluigi Buffon nuk ka aspak dyshime se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.

Sport

02/11/2018 14:18

Portieri italian këtë verë vendosi të ndryshoi mjedis, duke u larguar nga Juventusi në drejtim të Francës, te PSG.

40 vjeçari duke folur për ‘Sky Sport’, ka thënë se Barcelona është favorite në Ligën e Kampionëve, pasi në skuadër kanë lojtarin më të mirë në botë.

“Favoritët në Ligën e Kampionëve? Duhet të themi Barcelona sepse ata kanë në skuadër lojtarin më të mirë në botë. Pastaj Juventusi, që kanë transferuar lojtarin tjetër që konsiderohet më i miri”, ka deklaruar Buffon.

Gianluigi Buffon me PSG-në janë pjesë grupit C në Ligën e Kampionëve, së bashku me Liverpoolin, Napolin dhe Crvena Zvezdën./Lajmi.net/