Britania ndërpret bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka bërë me dije se Britania e Madhe ka pezulluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, pas veprimeve të Moskës për ndarjen e Krimesë nga Ukraina.

Bota

18/03/2014 14:39

Gjatë një deklarate të bërë në parlamentin britanik, Hague ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, me veprimet e tija, e ka zgjedhur rrugën e izolimit të Rusisë.

Hague ka thënë se presidenti rus po ua mohon qytetarëve të vendit të tij dhe atyre të Krimesë, bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe anëtarësimin e plotë në organizata ndërkombëtare.