Britania forcon kontrollin ndaj sëmundjes ebola

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe ka marrë vendim që të shtojë kontrollet për të gjithë udhëtarët që vijnë nga shtetet e prekura me virusin ebola.

Bota

09/10/2014 20:47

Zyra e kryeministrit britanik ka njoftuar të enjten se ekzaminimet e udhëtarëve do të bëhen në aeroportet e Londrës ‘Heathrow’ dhe ‘Gatëick’, si dhe në terminalet hekurudhore, raporton REL.

Ky vendim vjen një ditë pasi SHBA-të njoftuan se të gjithë udhëtarët që vijnë nga Afrika Perëndimore do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nëpër aeroporte.

Ndërkohë, një britanik i dyshuar me sëmundjen ebola ka vdekur në Maqedoni.

Një zyrtar i qeverisë së Maqedonisë ka thënë për Reuters se edhe një britanik tjetër ka shfaqur simptomat e kësaj sëmundje.

Ebola vdekjeprurëse ka mbytur afërsisht 4,000 persona, shumica në Afrikën Prëndimore, ku presidentët e Liberisë, Sierra Leones dhe Guines, kanë bërë apel që të ndihmohen me shumë në luftimi  dhe parandalimin  përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundje.