Bordi i AKP-së diskuton lidhur me ecurinë e raportit për Trepçën – Lajmi.net
Bordi i AKP-së diskuton lidhur me ecurinë e raportit për Trepçën
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 17:13, 10 March 2017
Bordi i Drejtorëve të AKP-së, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutuan disa çështje me rëndësi.

Bordi i Drejtorëve gjatë kësaj mbledhje ka miratuar Raportin Vjetor, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit, ku pasqyrohen të arriturat dhe progresi i kësaj Agjencie, transmeton lajmi.net

U diskutua edhe ecuria e draftimit të raportit për Treçën, i cili pritet të finalizohet gjatë muajit prill 2017.

Lexo komunikatën e plotë:

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve miratoi Raportin Vjetor i cili do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës brenda afateve të parashikuara me ligj, dhe i cili shënon të arriturat dhe progresin në ngritje të Agjencisë për vitin raportues.

Sa i përket Trepçës, Bordi diskutoi lidhur me ecurinë e draftimit të raportit nga kontraktori për studim të fizibilitetit të Trepçës, i cili pritet të finalizohet gjatë muajit prill 2017, dhe i cili do të sqarojë një sërë çështjesh si dhe do t’i hapë rrugë tranzicionit të kësaj ndërmarrjeje me interes vital dhe strategjik për Kosovën, sipas ligjit në fuqi.

Bordi po ashtu miratoi transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim nr. 29, për të cilat Agjencia do t’i njoftojë zyrtarisht të gjithë ofertuesit me çmimet më të larta të ofruara me vendimet e Bordit për secilin aset të tenderuar. Kjo valë e shitjeve u zhvillua me sukses muajin e shkuar dhe përfshinte në tenderim asete të ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës sipas planit të punës, që si qëllim ka dinamizmin e procesit të shitjes dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi i Drejtorëve u informua nga menaxhmenti me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen shoqërore “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”, nën administrimin e AKP-së dhe diskutoi për aktivitetet që po ndërmerren me qëllim të rritjes së efikasitetit në operimet e kësaj ndërmarrjeje.

Ndër të tjera, Bordi diskutoi disa qiradhënie të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, si dhe shqyrtoi dhe diskutoi çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë.

Fjalët kyçe: AKP, raporti vjetor, Trepça

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan