Bora në Prishtinë pritet të fillojë sonte pas orës 20:00 /FOTO

Pothuajse e gjithë Evropa po përballet sonte me reshje të borës.

Lajme

09/12/2017 19:27

Bora pritet që sonte të arrijë edhe në vendin tonë.

Sipas parashikimit të fundit të motit, bora pritet të fillojë pak pas orës 20 në Prishtinë, derisa do të zgjasë deri në mesnatë, shkruan lajmi.net.

Në rajonin tonë, gjendja më e rëndë paraqitet në Kroaci, ku tashmë bora ka arritur trashësinë në 14 centimetra.

Kurse në bregdet ka pasur valë të forta.

Kushtet e udhëtimit në pjesët e Kroacisë qendrore janë vështirësuar edhe më shumë, e për këtë policia ka bërë thirrje që qytetarët të kenë mjetet dimërore.

Mot me borë dhe me erëra të forta ka pasur edhe në Serbi. /Lajmi.net/