Bonucci zbulon arsyen pse u largua nga Juventus

Leonardo Bonucci ka folur për largimin e tij nga Juventus.

Sport

22/07/2017 08:54

Leonardo Bonucci ka zbuluar arsyen e largimit nga Juventus.

Përforcimi i ri i Milanit u largua nga kampioni i Serie A duke iu bashkuar rivalit nga Serie A.

Dhe, Bonucci ka shpjeguar çka e detyroi të largohej nga Juventus.

“Pas shtatë vitesh në Juventus, në kohën e fundit nuk ndihesha më i rëndësishëm”, deklaroi Bonucci për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk janë të vërteta lajmet e publikuara për finalen në Cardiff. Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me Buffon, Barzagli e Chiellini. Por, kisha nevoj për një stimulim të ri dhe të ndihesha sërish i rëndësishëm në një skuadër të re”, theksoi ai. /Lajmi.net/