Bombat në Dortmund, ja çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit Barcelona – Juventus (FOTO)

Barcelona do të jetë shumë e kujdesshme me sigurinë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

13/04/2017 08:39

Shpërthimet ndaj autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes me Monacon, kanë ndezur alarmin e sigurisë anebmanë Evropës.

Andaj, Barcelona do të marrë masa që siguria të jetë e lartë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Juventus e fitoi duelin e parë në Torino me rezultat të thellë 3:0, përcjell “lajmi.net”.

Por, Barcelona do ta tentojë rikthimin në Camp Nou. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy