‘Bombardon’ Bayerni, ja cilët yje po kërkon

Bayern Munich po përgatitet për një revolucion të madh në verën e vitit 2019.

Sport

13/12/2018 18:55

Bayern Munich po përgatitet për një revolucion të madh në verën e vitit 2019.

Bavarezët pas 14 xhirove renditen në vendin e tretë në Bundesligë. Në shikim të parë kjo nuk jep diçka shqetësuese, por nëntë pikë më pak se Borussia Dortmund në renditje, tregon se jo gjithçka po shkon mirë në klubin e madh gjerman.

Situata e këtij sezoni që po cilësohet më i dobëti në vitet e fundit, dhe konfirmimi i largimeve të Arjen Robben dhe Franck Ribery, kanë bërë që Bayern Munich të fillojë të mendojë për prurjet e reja.

Revista gjermane ‘Kicker’ sot (e enjte) ka publikuar pesë emra të lojtarëve që janë kandidatë për fazën sulmuese, përcjell ‘lajmi.net’.

Luka Jović (Eintracht), Christian Pulisic (Borussia Dortmund), Timo Werner (RB Leipzig), Nabil Fekir (Lyon) dhe Thorgan Hazard (M.Gladbach), janë lojtarët që po monitorohen nga kampionët gjerman./Lajmi.net/