Blerja e ‘fansave’ në rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë bërë mjaft të rëndësishme në aspektin komercial. Sa më shumë ‘like’, aq më të fuqishëm bëhen bizneset apo kompanitë e ndryshme. Por, si mund të fitosh sa më shumë ‘like’? Çka nëse nuk arrini ‘pëlqime’ aq sa keni nevojë dhe dëshirë? Me zhvillimin e teknologjisë, janë zhvilluar edhe ‘hilet’. Sot, në Facebook,…

Auto & Tek

20/12/2013 06:30

Rrjetet sociale janë bërë mjaft të rëndësishme në aspektin komercial. Sa më shumë ‘like’, aq më të fuqishëm bëhen bizneset apo kompanitë e ndryshme. Por, si mund të fitosh sa më shumë ‘like’? Çka nëse nuk arrini ‘pëlqime’ aq sa keni nevojë dhe dëshirë?

Me zhvillimin e teknologjisë, janë zhvilluar edhe ‘hilet’. Sot, në Facebook, Twitter apo Youtube, mund t’i shtosh ‘Like’, ‘Followers’ dhe ‘Vizitat’ sa të duash, veç a ke para! Coca-Cola për shembull ka 60 milionë fansa, ndërsa McDonald’s 25 milionë.

Ka njerëz që ‘jetojnë’ nga shtimi i ‘like’ apo ‘followers’ në mënyrë ilegale. Ekzistojnë uebfaqe që mund ta rrisin numrin e ‘like’ apo ‘followers’.

Për 25 euro mund të shtohen 250 fansa për dy ditë, për 4,000 euro mund t’i shtoni 1,000 ‘followers’ dhe për 60 euro mund t’i shtoni 1,000 shikime në Youtube. Natyrisht, çmimet variojnë dhe nuk është ky çmimi fiks, pasi mund të hasni në ‘oferta’ edhe më të mira, por edhe më të ‘fryra’.