BlackBerry ndalon shitjen e modeleve Priv, Passport dhe Classic

BlackBerry është ndër prodhuesit Android më të shpejtë në dërgimin e përditësimeve mujore të sigurisë, si dhe nganjëherë ka arritur të lërë pas edhe Google.

Auto & Tek

09/05/2017 12:50

Tashmë me KeyOne që ka filluar të godasë tregjet, BlackBerry dërgoi përditësimet mujore të sigurisë për muajin Mars tek të gjithë telefonat Android shkruan PCWorld.al.

Edhe pse me vonesë krahasuar me përditësimet mujore në të kaluarën, përsëri BlackBerry ka një avantazh të qartë. Përditësimi është i disponueshëm në KeyOne, DTEK dhe Priv. Por së bashku me përditësimin morën lajmin se BlackBerry nuk do të shesë më modelin Priv, i cili i bashkohet modeleve Passport dhe Classic.

Dy të fundit funksionin me BlackBerry 10 të cilët shënojnë fundin e harduerëve BlackBerry. Së bashku me largimin e tyre, kjo kompani uli çmimet e modeleve DTEK50 në 229 dollarë dhe DTEK60 në 460 dollarë.