Bixhozxhiu më i mirë në planetë i ka vetëm 25 vjet dhe mbrëmë ka fituar 7.6 milionë dollarë (Foto/Video)

Bixhozxhiu amerikan (profesionist) Joseph McKeehen, ka fituar këtë mëngjes në World Series Poker (WSP), lojë kjo ku nga fillimi kishte udhëhequr, kurse nga finalja e Los Angeles-it është larguar me 7.68 milionë dollarë.

Fun

11/11/2015 14:38

McKeehen i ka vetëm 25 vjet dhe me prejardhje është nga Filadelfia. Ndërkaq lojën finale e ka luajtur i veshur me dresin e klubit basketbollistik të këtij qyteti, të cilin dikur e kishte bartur me krenari Allen Iverson.

Ai fitoi kur në duar pati pikën dhe dhjetëshin, kurse gjatë shpërndarjes së letrave fitoi edhe një dhjetëshe, me të cilën siguroi fitoren kundër Joshua Becklee nga New Jersey.

I pyetur për planet se ku dhe në çfarë do ti shpenzojë paratë e fituara, McKeehen është përgjigjur duke buzëqeshur, “Nuk kam ndonjë plan. Thjesht kam fituar sepse ishte dita ime”.

Bixhozi 2Bixhozi 3Bixhozi 4Bixhozi 5Bixhozi 6

YouTube player